Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Edi Rama refuzon të ngrihet Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionin e sterilizimit, pasi sipas tij, kreu i qeverisë qëndron pas kësaj afere.

Sipas Berishës, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar se “nuk kam marrë unë para, i ka marrë Edi Rama”.

“Zëri kot nuk i dridhet, dhe sytë kot nuk i kërcejnë kur del para jush. Nuk pranon ai komision hetimor parlamentar për sterilizimin. Beqaj e ka deklaruar, nuk kam marrë unë para, i ka marrë Edi Rama, janë vjedhur. Ndaj Rama refuzon të drejtën e opozitës për të ngritur komision hetimor”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re