Skip to content

“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj para GJKKO, nis gjykimi për ish-ministrin e Shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë këtë të enjte para trupit gjykues në GJKKO, ku nis gjykimi në themel për dosjen ‘Sterilizimi’.

Ish-ministri i Shëndetësisë do të gjykohet me procedurë të zakonshme për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar kriminal.

“Përer mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht”, mësohet të jetë shprehur Beqaj, ndërsa pretendoi se akuza e re ndaj tij nuk i është komunikuar.

“Është një situatë paligjshmerie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga Prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre” tha ai.

Ish ministri gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka, Erjon Çela.