Në seancën në Gjykatën e Posaçme për cështjen e Sterilizimit, trupa gjykuese ka dëgjuar kërkesat paraprake të palëve dhe të Klodian Rrjepaj , Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri, Nail Ajazi për gjykim të shkurtuar.

Gjykata e këshilluar në vend vendosi të hap shqyrtimin gjyqësore dhe i jep fjalën prokurorisë për të relatuar kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim.

Prokurori theksoi se ne jemi njohur me vendim e gjyqtarit të seancës parapake ne kërkojmë që kjo çështje të kaloj më të njëjtat ndryshime që bëri gjyqtari i seancës paraprake.

Ajo kërkoi që Ilir Beqaj, Klodina Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj të gjykohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga Beqaj dhe nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj.

Avokati Ermal Yzeiraj: unë jam i paqartë për akuzat, pasi prokuroria nuk e ka sëaktësuar akuzën sepse verbalisht thonë vjedhje duke shpërdoruar detyren dhe grup kriminal ndërsa me shkrim është shpërdorim detyre. Unë jam i paqartë për cfarë do të mbrohem.

Beqaj: unë jam pregaditur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Sic më ka arsyetura për shpërdorim detyre dhe duhet të arsyetoj pse është vjedhje. Ju se keni thene kurrë këtë akuzë, keni thënë vetëm fjalën pranojm.

Beqaj: pa një formulim të saktë të akuzës nuk mund të përgjigjem, në 3 krerë të ndryshëm na kanë venë nene të ndryshme të kodit penal, ne jemi bërë si autoshkollë, unë nuk bëj dot mbrojte efektive pa një akuzë të shkruar.

Çështja e Serlizimit është hetuar nga prokurori Edvin Kondili, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Bib Ndreca kryesues, Flora Hajredini dhe Elsa Ulliri anëtarë

Te pandehur janë;

Ilir Beqaj
Klodian Rrjepaj
Ilir Rrapaj
Matilda Serjani
Samir Kadiu
Petraq Mersini
Arben Gjata
Genci Byrazeri
Nail Ajazi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko