Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka dalë nga ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje në lidhje me koncesionin për “sterilizimin” për gati 10 orë.

Ndryshe nga herët e tjera, Beqja këtë herë ka pranuar të flasë për mediat, ku është shprehur se ai është pyetur për gjëra që është pyetur edhe më parë.

“Sic e dini që nga data 20 nëndor jam një person në hetim për sterilizimin. Patëm një seance pytjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të behen dhe disa veprime hetimore shtesë. Gjatë kohës së auditimit nuk kam qenë ministër” tha ndër të tjera Beqja.

Kujtojmë që ndërsa ish-ministri gjatë paradites ka hyrë në ambientet e SPAK, ai parkoi  gabim jashtë ambienteve makinën e tij luksoze, duke u ndëshkuar me gjobë.

Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re