Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka mohuar njohjet me biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të Sterilizmit.

Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, ish-zv. ministri u shpreh se ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë njëkohësisht me biznesmenin, por shtoi se “s’kemi qenë shokë, nuk e njihja as për emër, thjesht si fytyrë”.

LEXONI EDHE: “Jemi një brez”- Zbardhen detaje nga dosja e SPAK! Bashkëstudentja dhe regjistrat nxjerrin “zbuluar” njohjen mes ish-zv.ministrit e biznesmenit, përfunduan bashkë Mjekësinë

 

Pjesë nga diskutimi:

Ina Zhupa: A keni pasur njohje me Ilir Rrapajn më përpara se të vinte si aplikues i koncesionit?

Klodian Rjepaj: Kjo është pjesë e një procesi gjyësor. Ajo që mund të them është, asnjë njohje në shkelje të ligjit

Ina Zhupa: A keni qenë ju shok fakulteti në Mjekësi me shtetasin Ilir Rrapaj në vitet 1990?

Klodian Rjepaj:Jo nuk kam qenë shok, nuk e njihja as për emër, thjesht si fytyrë.

Ina Zhupa: Pra nuk keni njohje të hershme, duke qenë se të dy keni origjinë nga Vlora dhe keni studiuar në të njëjtin universitet?

Klodian Rjepaj: Jo, nuk e kemi këtë njohje të hershme. Kanë qenë 400 studentë në dy paralelet. Ka qenë në grup tjetër, nuk kemi pasur asnjë lidhje. Kemi pasur një gjë që ne vlonjatët e kemi gjithandej që “për fytyrë të njoh që je nga Vlora”, kaq as emrin nuk i dija.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re