Batalioni “Komando” testoi sot gatishmërinë luftarake në stërvitjen 72-orëshe “Albanët 20” në poligonin e Bizës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila theksoi se “trupat e batalionit sfiduan motin dhe terrenin për të perfeksionua veprimet kompani-batalion gjatë operacioneve në kushte ekstreme”.

Ministrja Xhaçka ka publikuar edhe disa fotografi nga stërvitja e batalionit “Komando”.

“Batalioni #Komando testoi gatishmërinë luftarake në stërvitjen 72-orëshe “Albanët 20” në poligonin e Bizës.

Trupat e batalionit sfiduan motin dhe terrenin për të perfeksionua veprimet kompani-batalion gjatë operacioneve në kushte ekstreme.

#KrenariPërFA“, shkruan Xjaçka ne rrjetin social!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re