Aleanca ushtarake e Atlantikut të Veriut NATO ka kryer stërvitje ajrore “Ramstein Alloy 2023-1” mbi Detin Baltik, raporton Anadolia.

Turqia, Gjermania, Portugalia, Rumania, Finlanda, Lituania dhe Spanja morën pjesë në stërvitjen e këtij viti.

Në njoftimin për shtyp të NATO-s thuhet se si pjesë e stërvitjes, avionët luftarakë të vendeve aleate kryen skenarë të ndryshëm të jetës reale, duke përfshirë shoqërimin e avionëve civilë në aeroport në rast të humbjes së komunikimit.

Pjesëmarrja e parë e Finlandës si anëtare

Avionët F-16 kryen misione të ndryshme luftarake dhe ofruan mbështetje të ngushtë ajrore për forcat tokësore.

Avionët e forcave finlandeze morën pjesë në stërvitjen e Aleancës për herë të parë që kur vendi nordik u bë anëtar i NATO-s më 4 prill.

Deklarata e NATO-s shton se integrimi i avionëve aleatë në hapësirën ajrore të Balltikut është rritur, falë stërvitjes që synon rritjen e koordinimit midis aleatëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re