Pas 33 vitesh, Zvicra do të organizojë një stërvitje të madhe ushtarake të quajtur PILUM 22, në të cilën do të marrin pjesë 5000 ushtarë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Stërvitja do të zhvillohet javën e ardhshme në kantonet e Bernës, Solothurnit, Aargaut, Lucernit dhe Zyrihut, raportojnë mediat zvicerane.

“Planifikimi i stërvitjes PILUM 22 ka zgjatur dy vjet. Stërvitja e fundit e ngjashme u mbajt në vitin 1989”.

“Gjatë kësaj stërvitjeje, ushtria zvicerane do të testojë ndërveprimin e elementeve të ndryshme të brigadës së mekanizuar”, thuhet në deklaratë.

Shtohet se stërvitja do të përfshijë një vlerësim të aftësisë për të mbrojtur vendin dhe banorët e tij në konflikte të armatosura.

Një departament i specializuar në luftën elektronike do të përfshihet gjithashtu në stërvitje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re