Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar që Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në të gjitha bashkitë e vendit duhet të transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE-së.

“Në vitin 2023 janë kryer 3,498 inspektime dhe diferenca me masat administrative është shumë e madhe, janë vendosur vetëm 42 masa. Nuk e besoj dot se ka kaq pak shkelje. Shoh dy mundësi, ose inspektimet janë selektive tek subjektet që nuk kanë probleme, ose janë kryer pa analizuar problemet reale”, nënvizoi ministri.

Ai theksoi rëndësinë kyçe të këtij shërbimi jetik për qytetarët.

“Nëse nuk bëhet inspektimi në një ndërtesë dhe aty ndodh një fatkeqësi, janë kushtet e shpërdorimit të detyrës”, u shpreh ai

Balla shprehet po ashtu se stina e nxehtë dhe sezoni turisti  që po vijnë kërkojnë rritje të vigjilencës dhe forcës reaguese të këtij shërbimi në të gjithë territorin.

Postimi i plotë:

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në të gjitha bashkitë duhet të transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE.

Stina e nxehtë dhe sezoni turistik që po vijnë kërkojnë rritje të vigjilencës dhe forcës reaguese të këtij shërbimi në gjithë territorin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re