Koordinatorja e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brseida Shehaj ka dhënë detaje në lidhje me protestën e kësaj të marte për Inceneratorët.

 

Shehaj u shpreh se protestat do të vijojnë për çdo denoncim me prova e fakte kundër qeverisë Rama.

 

Në studion e “Quo Vadis”, Shehaj deklaroi se Partia e Lirisë nuk është kundër drejtësisë së re por përkundrazi do të ndihmojë me dokumete e shkresa për zbardhjen e aferave korruptive.

 

“Protesta e të martës nuk është vetëm protesta e Partisë së Lirisë, E kemi protest pa flamurë e pa sigël. Drejtësia është ajo bënë ndryshimin, nuk kemi alternativë. Ne jemi aty të japim suport shkresor atë që ata ndoshta e kanë të pamundur ta gjejnë. Nëse drejtësia e re ka vendosur të flejë gjumë, nuk do të flejë gjumë për gjatë.

 

Stina e protestave dhe kjo protestë në ‘vendin e krimit’ ashtu do jetë në çdo denoncim që ne do të bëjmë. Basha vrau shpresën e shqiptarëve. Kjo është mënyra si do të kthejmë shporesën dhe besimin te qytetarët shqiptarë . Edi Rama nuk e ka të gjatë, ai zotëria nuk ka patur ndonjëherë opozitë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re