Një foto e ish-presidentit kroat pro-shqiptar, Stipe Mesiç, u shfaq një ditë më parë në media, duke u kontekstualizuar brenda atmosferës së komenteve e zhvillimeve rreth asaj çfarë ndodhi në përballjen Serbi – Zvicër.

E parë dhe si një gjest anti-serb, me të cilët kroatët kanë një konflikt historik, Mesiç ka mohuar që ajo e cila është shfaqur në media e rrjete, ishte diçka e bërë për inat të tyre.

Ai ka thënë se ajo foto është bërë kohë më parë në një ambient privat dhe që nuk ka patur të bëjë fare me serbët.

Duke e pranuar se ajo ka konotacione politike, Mesiç tha se dikush ja ka kërkuar ta bëjë atë foton ku ai shfaqet me duar të kryqëzuara në gjoksin e tij, por që nuk ka aspak lidhje me ndeshjen e përfolur.

“Eshtë foto e një kohe të shkuar, me sa mbaj mend në një ambient privat, dhe nuk e di kush e ka publikuar në këtë kohë”, tha ish-presidenti kroat për Betan-n.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re