Situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit perëndimor është e brishtë dhe ka potencial për tensione në Kosovë, por edhe në Bosnjë. Kështu ka deklaruar sot sekretari përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiç.

“Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranueshme. Kjo ka bërë që NATO menjëherë të angazhojë forca shtesë në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Por kreu i aleancës ka shtuar se NATO është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

Herë pas here autoritetet e Prishtinës kanë paralajmëruar për tentative dhe sulme të tjera nga ana e Serbisë.  Stoltenberg ka bërë të ditur se Këshilli i Atlantikut të Veriut do të vizitojë Bosnjë – Hercegovinën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e parezervë për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Nga ana e tij kryeministri malazez ka cilësuar sit ë rëndësisë së veçantë stabilitetin e Kosovës ndërsa ka thënë se mali zi është i gatshëm të dërgojë trupa shtesë në KFOR nëse do të jetë e nevojshme. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re