Presidenti i Turqisë Erdogan ka pranuar të mbështesë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, raportojnë BBC.

 

Kjo kthesë e qëndrimit të Erdogan vjen pas shumë negociatash nga NATO, pasi Turqia ishte i vetmi vend që kishte “paralizuar” rrugëtimin e Suedisë drejt aleancës.

 

NATO kishte synuar të  pranonte Suedinë në aleancë  përpara 11 korrikut, kur fillon samiti i saj madhor në Vilnius, por Turqia bllokoi pranimin e Suedisë për shkak të mosmarrëveshjeve të gjata midis dy vendeve.

 

Glad to announce that after the meeting I hosted with @RTErdogan & @SwedishPM, President Erdogan has agreed to forward #Sweden‘s accession protocol to the Grand National Assembly ASAP & ensure ratification. This is an historic step which makes all #NATO Allies stronger & safer. pic.twitter.com/D7OeR5Vgba

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 10, 2023

 

Më herët, Erdogan deklaroi se do të pranonte anëtarësimin e Suedisë në NATO me kushtin që Turqisë t’i hapet rrugë drejt anëtarësimit në BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re