Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri Atlantike, Jens Stoltenberg,në 20 vjetorin e  përfundimit të bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe ka thënë se këto bombardime ishin të nevojshme dhe të ligjshme.

 

Stoltenberg është shprehur se  historia ka treguar se bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999 ishin të domosdoshme dhe të ligjshme, sipas tij ato bombardime ndaluan dhunën dhe mundësuan kthimin e refugjatëve në vend, ndërsa KFOR-i ka ndihmuar në Kosovë që të krijohet një mjedis i sigurt për të gjithë.

 

“E di se NATO-ja ende po shkakton polemika në Serbi. Shumë prej tyre janë ende të sëmurë nga fushata ajrore në vitin 1999. Është edhe më e vështirë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Çdo jetë e humbur e pafajshme është një tragjedi. Ne ndiejmë keqardhje për këtë”.

 

Ndër të tjera në një intervistë të dhënë për mediat i pari i NATO-së, ka thënë se Aleanca kishte për qëllim ndaljen e veprimeve të regjimit të Millosheviqit.

 

 “Përkundrazi, qëllimi ishte mbrojtja e civilëve në rajonin e gjerë duke ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviqit, të cilin bashkësia ndërkombëtare e dënoi. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne duhet të mësojmë prej saj dhe ta lëmë pas”.

Gjithashtu sekretari Stoltenberg ka vënë në dukje se bota po përballet me situatën më të paparashikuar të sigurisë në botë gjatë viteve të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re