Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po mban fjalën e tij në samitin që po zhvillohet në Lituani. Fillimisht ai e nisi fjalën e tij me atë që është dhe zhvillimi më i fundit, duke thënë se mezi pret të mirëpresë Suedinë si një anëtare e plotë e aleancës.

 

Në të njëjtën kohë, ashtu siç pritej fokusi kryesor është mbi Ukrainën, ndaj Stoltenberg njoftoi gjithashtu një program të ri ndihme shumëvjeçare për të ndihmuar Ukrainën të kalojë nga epoka sovjetike në standardet e trajnimit të NATO-s.

 

Ai bëri me dije se do të formohet një këshill i ri NATO-Ukrainë, i cili do të inagurohet nga një takim që do të zhvillohet nesër me presidentin ukrainas.

 

Ai gjithashtu njofton se shtegu i anëtarësimit të Ukrainës do të ndryshojë nga një proces me dy hapa në një proces me një hap.

 

“Kjo është një paketë e fortë për Ukrainën dhe një rrugë e qartë drejt anëtarësimit të saj në NATO,” thotë ai.

 

Megjithatë ai thekson se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re