Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi në Sofje, aty ku ishte për të shënuar 15-vjetorin e hyrjes së Bullgarisë në Aleancë, se shkeljet ruse të Marrëveshjes INF gjatë  Luftës së Ftohtë, ishte një nga sfidat më serioze të sigurisë për NATO-n.

AP njofton se Stoltenberg i ka kërkuar Rusisë të kthehet në respektimin e marrëveshjes në fjalë, e cila për dekada ka qenë baza e një regjimit kontrollues e frenues i armëve në botë.

“NATO nuk dëshiron një Luftë të re të Ftohtë”, ka deklaruar Stoltenberg

“Ne nuk duam një garë të re armatimi dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të kthehet në zbatimin e Marrëveshjes INF”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës.

Stoltenberg shtoi se në të njëjtën kohë është e nevojshme që NATO të jetë gati për një botë ku nuk do të ketë marrëveshje INF, e që do të ketë pra më shumë raketa ruse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re