Nëse Suedia dhe Finlanda vendosin të antarësohen në NATO do të priten krahëhapur, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

”Ne kemi punuar me këto vende për vite, e dimë që forcat e tyre kanë standarde të NATO-s. Kemi kryer së bashku shumë misione dhe pres që procesi të jetë shpejt pasi te kryhen formalitetet. Jam i sigurtë se do të gjejmë marrëveshje për sigurinë në periudhën e integrimit derisa zgjedhja e tyre të ratifikohet”, shtoi ai.

Stoltenberg deklaroi gjithashtu se gjatë ditës do të bisedojë me presidentin finlandez Sauli Niinisto “pikërisht për të trajtuar çështjen e garancive të sigurisë’’.

”Pranimi nga pala e aleatëve do të ishte në çdo rast një mesazh i fortë politik drejt Rusisë. Kërcënimet e Moskës ndaj Finlandës dhe Suedisë për të mos u anëtarësuar në NATO tregon se Putini nuk respekton lirinë e secilit vend që të vendosë për fatin e tij”, shtoi ai.
Burimi: ATSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re