Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi të enjten se Aleanca është e gatshme të kontribuojë në ndërtimin e sigurisë në Libi sapo të krijohen kushtet për një gjë të tillë.

Shefi i NATO-s tha se ai mirëpriti armëpushimin në Libi ndërsa fliste në një konferencë për media.

“Ne kemi parë praninë e avionëve luftarakë dhe mercenarëve të financuar nga Rusia dhe të gjitha aftësitë ushtarake ruse”, tha ai duke u përgjigjur në një pyetje rreth instalimit ushtarak të Rusisë në rajon.

“Për NATO-n, ajo vetëm thekson rëndësinë e mbështetjes së përpjekjeve të drejtuara nga OKB-ja për gjetjen e një zgjidhjeje të negociuar të krizës libiane”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, investimi i madh i Rusisë në pajisje të reja ushtarake dhe prania e shtuar ushtarake përgjatë kufijve të Aleancës ushtarake po bëhet si një model.

“Rusia nuk është e pranishme vetëm në Libi, por në pjesë të tjera të Afrikës, Lindjes së Mesme, Siri, rajonin e Baltikut dhe në Veriun e largët”, tha ai.

Ai tha se zhvillimet kanë shkaktuar “shqetësim të madh” për NATO-n, por Aleanca “ndjek dhe monitoron nga afër” dhe ajo investoi në aftësi të reja “në përgjigje të një Rusie më këmbëngulëse”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re