Skip to content

Stoltenberg në Shkup: Bravo për marrëveshjen e emrit, tani koha për NATO

Zaev Stoltenberg 3

Nga Shkupi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, përcolli arritjen e madhe të marrëveshjes me Athinën për çështjen e emrit, kur tha: “Tani ndërtoni një të ardhme më të mirë për vendin tuaj, duke kontribuar në sigurinë rajonale dhe transatlantike, dhe gjithashtu duke siguruar sovranitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë Veriore”.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev theksoi se anëtarësimi në NATO i vendit të tij, është realizimi i aspiratave të qytetarëve dhe të gjitha partive politike.

“Për anëtarësimin tonë në NATO, ka patur gjithnjë një konsensus të gjerë”, tha Zaev.

Kjo ishte vizita e parë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Shkup, pasi Maqedonia Veriore nënshkroi Protokollin për anëtarësimin në NATO.