Shefi i NATO-s, Jens Stolentenberg, ka bërë me dije se nuk ka asnjë tregues që verteton se Rusia ka planifikuar një sulm të qëllimshëm ndaj Rumanisë.

 

Kjo deklaratë vjen pasi Rumania njoftoi se rrënojat të një droni luftarak rus ranë në territorin e saj.

 

“Ne nuk kemi asnjë informacion që tregon ndonjë sulm të qëllimshëm nga Rusia dhe ne jemi në pritje të rezultatit të hetimit në vazhdim”, u tha Stoltenberg ligjvënësve në Parlamentin Evropian të enjten.

 

Ministri rumun i Mbrojtjes Angel Tilvar tha të mërkurën se rrënojat e gjetura në tokën rumune mund të kenë ardhur nga një dron rus që ishte shënjestruar në një port ukrainas në bregun përballë të Danubit.

 

Portet e Danubit të Ukrainës janë nën bombardime të rënda dhe të zgjatura ruse në javët e fundit, pasi Moska synon objektet dhe infrastrukturën e depozitimit të grurit të Ukrainës pasi lejoi që  marrëveshja e drithit të Detit të Zi  të skadojë në korrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re