Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg tha se prioriteti më i madh aktualisht është që të ruhet Pavarësia e Ukrainës, pastaj do të diskutohet anëtarësimi i saj në Aleancë.

 

“Detyra më e rëndësishme tani është ruajtja e Ukrainës si një shtet i pavarur. Anëtarësimi në NATO do të diskutohet më vonë. Ne tashmë po ofrojmë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën dhe po forcojmë partneritetin tonë me këtë vend”.

 

Deklaratat sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, I bëri në një intervistë për gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

 

Nga ana tjetër kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell teksa vizitoi një qendër trajnimi të Eumam në Poloni, ku takoi disa ushtarë ukrainas, tha se një mijë ushtarë ukrainas janë duke përfunduar stërvitjen në kuadër të misionit të ndihmës evropiane në Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re