Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veriatlantik pritet që në datat 2 dhe 3 qershor të vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Gjatë kësaj vizite Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit do të takohen me kreun e shtetit.

 

Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë, që deri më tani e kanë ratifikuar 13 nga gjithsejtë 29 vende anëtare.

 

Ndërkohë pas ratifikimit të protokollit nga të gjitha vendet anëtare, Maqedonia edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re