Skip to content

“Stop drogës në shkolla”/ Policia, plan për sensibilizimin e nxënësve deri në dhjetor

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Është rritur numri i përdoruesve të lëndëve narkotike te moshat e reja.

 

Edhe pse mungon një regjistër ku të tregohet një shifër e saktë e tyre, ekspertët vënë re se gjimnazistët dhe studentët janë më shumë se kurrë të prirur drejt drogave të lehta, e në disa raste edhe në ato të forta.

 

Europol në bashkëpunim me policinë dhe bashkinë e Tiranës, zhvilluan konferencën ‘Stop Drogës’.

 

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, tha se përdorimi i drogës tashmë po bëhet në mënyrë të hapur, madje këta individë sot po kthehen në modele për rininë.

 

Ervin Karamuça

“Kjo foto është në një nga pub-et më të mëdhenj të Tiranës, ku më tha “ Jemi shumë mirë”. Më bëri shumë habi se si në ambiente ku feston rinia dalin kto foto dhe promovojnë kokainë. Dhe janë nxitur shpesh që ne duhet të japim modele pozitive dhe jo të kësaj foto.”

 

Numri dy i policisë së shtetit Albert Dervishaj tha se uniformat blu e mbështesin këtë fushatë, në mënyrë që moshat e reja të sensibilizohen për dëmet qe shkaktojnë lëndët narkotike.

 

Albert Dervishaj

“Është një projekt shumë i mirëpritur edhe përsa i përket strukturave të Policisë së Shtetit. Prandaj jemi sot këtu për të dhënë një mesazh, mbështetim edukimin e fëmijëve dhe të nxënësve.”

 

Ky projekt pritet të zhvillohet nga qershori deri në dhjetor; ai parashikon që të realizohen takime me të rinjtë, si dhe trajnime dhe aktivitete sportive.

 

 

“STOP DROGES NE SHKOLLA”

 

POLICIA, PLAN PER SENSIBILIZIMIN E NXENESVE DERI NE DHJETOR

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë