Subscribe
Një grup aktivistësh dhe përfaqësuesish të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan këtë të mërkurë për gjuhën ofenduese të përdorur ndaj tyre.
Ata kërkuan që të merren masa konkrete dhe te shmangen paragjykimet.
ROMINA SEFA
PËRFAQËSUESE E KOMUNITETIT ROM
Jemi mbledhur për të dënuar përdorimin e gjuhës përbuzëse, që i hap rrugës gjuhës së urrejtjes. Të parandalojnë dhe të marrin masa që këto ngjarje të mos përsëriten në të ardhmen. Pakicat nuk mund të përdoren si valvul shkarkimi i tensionit shoqëror. Përdorin element nga jeta e tyre e përditshme që i sjellin imazhe shoqërisë se shiko se këto janë ata që dalin lypin, se romët dhe egjiptianët janë ata që dalin kërcejnë dhe i pëlqen muzika.
GENTIAN SERJANI
PËRFAQËSUES I KOMUNITETIT EGJIPTIAN
E kanë lënë shenjën tek ne të cilët duam të ndryshojmë imazhin e këtij minoriteti tek shoqëria shqiptare.
Më tej, ata paralajmëruan një nismë për të ndryshuar legjislacionin që mbron të drejtat e tyre.
ERVIS ÇOTA
EGJIPTIAN
Në perceptimet e tyre këto minoritete janë të përbuzura dhe se me këto mund të merren shembull për të treguar një sjellje të ulët. Është e nevojshme që ne të shkojmë drejt përmirësimit të legjislacionit.
GENTIAN SERJANI
PËRFAQËSUES I KOMUNITETIT EGJIPTIAN
Kemi vite që arsimohemi, për të treguar modelihn ndryshe të këtij minoriteti. Ne do të ndërmarrim nisma për të ndryshuar legjislacionin.
Komuniteti rom dhe egjiptian kërkon që mentaliteti për këtë kategori të shoqërisë të ndryshojë, pasi ata gëzojnë çdo të drejtë si qytetarët e tjerë.