Viti i ri shkollor ka nisur me probleme për nxënësit e shkollës profesionale “ Kristo Isak” në Berat. Nxënësit, që janë ankuar në “Stop” tregojnë, se në maj të 2019-ës, godina e konviktit u mbyll nga Bashkia për arsye rikonstruksioni. Në atë kohë u tha, se konvikti do të hapej në shtator. Por në fund të tetorit asgjë nuk është bërë. Drejtori i konviktit thotë, se gjithcka varet nga bashkia. Të rinjtë shkojnë e vijnë cdo ditë në vendet, ku banojë dhe paratë e koha, u shkojnë rrugë. Për pak nxënës, që nuk kanë se ku të rrijnë, është vënë në dispozicion një konvikt i vjetër me shumë përdorime. Aty bëhet boks, është “Kryqi i kuq”, bëhet mësim, ka të pastrehë si dhe akomodohen nxënësit. Vec faktit, që janë vajza e djem në një vend, aty nuk ka as ujë e as shërbime të tjera. Nënkryetari i bashkisë Luciano Bojaxhiu, shprehet se janë marrë të gjitha masat, që punimet të ishin cilësore, dhe kjo është edhe arsyeja e vonesës për hapjen e konviktit. Por ai premton, se hapja e konviktit të ri, do të jetë cështje ditësh./ TV KLAN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re