Vasilika Duçka, ish-punonjëse e Uzinës së Armëve Poliçan, denoncon në Stop mos marrjen e 8 muajve page nga Uzina. Vasilika tregon, se është ankuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe tek institucioni i Avokatit të Popullit, por sot, pas dy vjetësh, asgjë nuk është zgjidhur.

Vasilika Duçka: Unë kam punuar në mirëmbajtjen e uzinës, të gjitha punët me radhë, siç përmban komunalja në punët e mirëmbajtjes. Në Janar deri në Qershor, të 2017 nuk na i dhanë lekët më pas na pushuan nga puna dhe nuk e di pse, pas zgjedhjeve na pushuan nga puna. Mua më dogjën dhe kontratën që e kisha deri në fund të viti. Në Mars të 2018 u ktheva në punë deri në Korrik, dhe më dhanë vetëm pagën e Marsit dhe të Prillit, pas sigurime më pas më tha drejtori nuk ka lekë. Në total kam 8 muaj e gjysmë pa marrë rrogën dhe ajo ishte 200 deri në 250 mijë Lekë të vjetra. 13 veta që na hoqën nga puna i kemi bërë një letër ministres së Mbrojtjes, jemi ankuar tek Avokati i Popullit, çështjen tonë e kam marrë avokati Besnik Deda. Kam folur personalisht më tha thënë: Kam folur me drejtorinë po nuk kanë para.

Si Vasilika janë edhe 13 ish-punonjës të tjerë, që presin pagat e prapambetura. Gazetari i “Stop” kontakton në telefon me drejtorin e uzinës, Erjon Zylyftari, i cili thotë, se punonjësit do i marrin pagat, por nuk jep asnjë shpjegim, se kur, dhe si do t’i gjenerojë ai këto para.

Erjon Zylyftari: Do i marrin me krijimin e fondeve…Do fillojnë ti marrin gradualisht…

Vasilika Duçka: Drejtori i jep administratës dhe mua nuk mi jep, kam shkuar i kam kërkuar dhe më ka thënë nuk kam Lekë./tvklan.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re