Mbrëmjen e sotme ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë nga ish kryeministri, Sali Berisha qytetarë të shumtë në orën 20:00, kanë mbajtur homazhe para komisariateve të ndryshme të vendit ku kanë vendosur qiri.

Homazhe janë mbajtur në të gjithë komisariatet e vendit, ndërsa në Tiranë, janëvendosur qirinj para shkallëve të kryeministrisë, ku ish kryeministri Berisha “theu” heshtjen e protestës duke folur mbi rastin e rëndë të ndodhur në Kavajë.

Protesta paqësore janë mbajtur në: Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë, Durrës, Shkodër, Kukës, Gjirokastër, Korçë, Elbasan dhe Librazhd, ku qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj para komisariateve.

Vdekja e 31 vjeçarit Ilvi Meta në orët e para të mbrëmjes së 4 Majit, ka lënë dyshime të shumta mbi faktorët që mund ta kenë shkaktuar ndarjen e tij nga jeta. Familjarët e tij, kanë pretetenduar se i riu nuk kishte asnjë arsye përse të vetëvarej. Ndërsa më tej, ajo çfarë ka shtuar më tej dyshimet është fakti se në deklaratën zyrtare thuhej se i riu ishte vetëvarur me lidhëset e këpucëve, kur dihet fare mirë se passhoqërimit në komisariat, të shoqëruarve u merren të gjithë mjetet që mund të përdoren për vetëvrasje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re