Ministria e Kulturës ka pranuar se fusha që ajo mbulon është e mbushur me shumë probleme. Edhe pse janë të shumtë artistët që tregojnë se ka një kaos në aspektin kulturor, ministria në shumë raste ka reaguar kundër madje dhe ndaj mediave. Megjithatë këtë herë është vetë ministria që e pranon se gjërat nuk janë shesh me lule.

Gazeta ka siguruar strategjinë e punës së kësaj ministrie deri në vitin 2025, ku jepet një panoramë e situatës. Aty pranohet se institucionet në varësi kanë shumë probleme dhe për pasojë jeta kulturore është në rrezik. “Problematikat me të cilat ballafaqohen institucionet kulturore në përgjithësi dhe ato të varësisë së Ministrisë së Kulturës në veçanti janë ambientet e degraduara dhe pajisjet e amortizuara, të cilat krijojnë vështirësi në ushtrimin e veprimtarisë dhe misionit të institucionit, por dhe vënë në rrezik objektet e artit dhe trashëgimisë që ato trajtojnë.

Sfida ka të bëjë me vështirësinë financiare për investime kapitale në të gjitha institucionet kulturore të varësisë, njëherazi me qëllim ndërhyrjet infrastrukturore, rindërtimet dhe përditësimin e pajisjeve të teknologjisë sipas standardeve moderne, në përshtatje të funksionit të institucioneve në një ekonomi tregu të formatit të ri të konsumit kulturor”, thuhet në strategji. Një tjetër aspekt që theksohet është mungesa e cilësisë.

Në strategji theksohet se stafet kanë nevojë për shumë trajnime për fusha të caktuara, gjë që nuk ndodh në shumë raste. “Problemi me të cilin ballafaqohen institucionet kulturore të varësisë si dhe operatorët e pavarur është mungesa e aftësive të transversale për t’u përballur me aspekte të ndryshme të procesit të zbatimit të projekteve kulturore, nisur që nga thithja e fondeve, menaxhimi i projekteve, njohja e ligjeve dhe rregulloreve që aplikohen për fusha të ndryshme të veprimit, aftësi sipërmarrëse në sektorin e kulturës, etj.

Gjithashtu mungesa brenda vendit e ofertave për trajnime specifike, vështirëson ose bën të pamundur ngritjen e kapaciteteve njerëzore pa qenë e nevojshme dalja jashtë shtetit”, theksohet më tej.

Bashkëpunimi me pushtetin vendor

Një tjetër problematikë që evidentohet është mungesa e duhur
e bashkëpunimit me pushtetin vendor. Në shumë raste institucionet e kulturës në
rrethe janë në varësi të bashkisë dhe kjo e bën të detyrueshme koordinimin mes
MK dhe bashkive, edhe sipas strategjisë, në disa raste nuk funksionon.
“Decentralizimi dhe delegimi i kompetencave nga niveli qendror tek niveli
vendor, ka rezultuar në ndarje të institucioneve të kulturës që menaxhohen dhe
financohen nga këto dy instanca, duke krijuar kështu mangësi në aspektin e
bashkëpunimit të institucioneve kulturore të dy niveleve, por edhe në ndikimin
dhe autoritetin e Ministrisë së Kulturës si organi

politikbërës në fushën e kulturës. Rivendosja e
bashkëpunimit të ngushtë mes dy pushteteve, me qëllim mirëkoordinimin e
aktiviteteve dhe angazhimeve, në shërbim të qytetarëve në përgjithësi dhe
grupeve të ndryshme të interesit në veçanti, është sfida që do të trajtohet
përmes planeve të

veprimit për zbatim të dokumentit strategjik dhe projekteve
të përbashkëta në zbatim të

politikave qendrore dhe vendore në fushën e kulturës dhe
turizmit kulturor”, theksohet në dokument.

Synimet e ministrisë

Ministria e Kulturës i ka ngarkuar vetes disa detyra deri në
vitin 2025, ku nëse realizohen, pritet të ketë ndryshime të shumta në fushën e
kulturës. Një ndër objektivat kryesorë është përmirësimi i kuadrit ligjor. Në
këtë aspekt synohet: Hartimi dhe miratimi i Ligjit për Pensionet e Profesioneve
të vështira, i cili trajton kërkesat e vazhdueshme të institucioneve dhe të
artistëve për uljen e moshës së pensionit për disa kategori të punonjësve, në
fusha të ndryshme të artit; Reformimi i Ligjit të Artit dhe Kulturës me qëllim
përfshirjen e kapitujve të rëndësishëm

si stimujt financiarë për aktivitetet kulturore,
përjashtimin e të gjitha institucioneve, që

kryejnë aktivitetet kulturore nga prokurimi publik për
aktivitete kulturore, etj.; Reformimi i Ligjit për Kinematografinë me qëllim,
midis të tjerash, përfshirjen e stimujve për sektorin kinematografik për
bashkëprodhim me kompani të huaja, me fokus në fuqizimin e sektorit në vend;
Reformimi i ligjit për të drejtën e autorit dhe të tjera të ndërlidhura me to,
me qëllim

përditësimi sipas kuadrit ligjor, bazuar kërkesave të
Acquie-ve, por dhe zgjidhjen e

problematikave të shfaqura gjatë implementimit të ligjit
aktual, dhe shumë ndryshime të tjera.

Ruajtja e trashëgimisë

Objektivi i dytë është rehabilitimi i trashëgimisë
arkitektonike dhe peizazhit përmes

rritjes së numrit të monumenteve të rehabilituara. “Me synim
ruajtjen dhe mbrojtjen e integruar të tërësisë së vlerave të trashëgimisë
kulturore, si dëshmi e vlerave të trashëguara nga e kaluara, si shprehi e
identitetit kombëtar dhe si pasuri e traditës kolektive, dokumenti strategjik
përcakton paketën e projekteve për restaurimin, ruajtjen dhe konservimin e
objekteve- monument kulture, bazuar në programet dhe prioritetet sektoriale dhe
qeveritare. Monumentet në risk, kthimi i vlerës së investuar, zhvillimi i zonës
administrative, ku ndodhet monumenti, nëpërmjet turizmit, krijimit të bizneseve
të reja, punësimit, etj., janë disa nga kriteret në bazë të të cilave
përcaktohen

prioritetet e restaurimeve të monumenteve. Pjesë e këtyre
kritereve, janë edhe projektet për

rrjetëzimin e qendrave historike dhe qendrave muze, në
pjesët urbane dhe rurale të vendit.

Dokumenti strategjik përcakton disa mekanizma për krijimin e
kushteve për funksionimin e tregut të pasurive kulturore të luajtshme apo të
paluajtshme”, thuhet në dokument.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re