Fushata zgjedhore pritet që të nisë zyrtyarisht për disa ditë, ndërsa partitë politike kanë ndezur motorrët për garën e 14 majit.

 

Partia Socialiste mblodhi mëngjesin e kësaj të premte Kryesinë, ndërsa diskutuan për strategjinë që do ndiqet gjatë fushatës.

 

Në përfundim të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër ashtu siç e përcakton kodi zgjedhor. Ndërsa theksoi se PS nuk kishte qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.

 

“Në mbledhje u diskutua nga të gjithë anëtarët për strategjinë dhe kalendarin e aktiviteteve që shumë shpejt do i bëjmë publike. Ishin mbledhje organizative ku të gjithë anëtarët e kryesisëe dhanë mendimet. Hyjmë të siguritë me një strategji të mirëmenduar. Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete masive, nuk duam të bërtasim por t’u tregojmë njerëzve se çfarë pune kemi bërë. Aktivitetet do fillojnë javën tjetër në përputhje me kodin zgjedhor”, tha Gjiknuri.

 

Më tej sekretari i përgjithshëm nuk la pa sulmuar as opozitën, për të cilët tha sa nuk kanë asnjë strategji, por vetëm slogane.

 

“Kundërshtarët politikë janë të zhytur në rublat ruse, por strategjia jonë është ajo e ndërtimit të të ardhmes. E shikojmë strategjinë e zhvillimit kurse pala tjetër ka vetëm një slogan që është “përmbysje, revolucion” që nuk është në përputhje me atë që duan shqiptarët”, tha Gjiknuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re