Ndertimi I mbi 50 këndeve të lojërave si dhe rikonstruksioni i shumicës së çerdheve, kopshteve dhe shkollave, ka bërë që Tirana të përzgjidhet një ndër 12 qytetet globale më miqësore me fëmijët dhe që do të marri një asistencë teknike dhe financiare ndërkombëtare për ti çuar edhe më tej këto politika.
Vlerësimin e ka bërë Iniciativa Globale e Dizajnimit të Qyteteve që organizohet nga Shoqata Kombëtare e Transportit të Qytetit me qendër në Neë York, e cila ka shpallur listën prej 12 qytetesh të cilat kanë ndërmarrë një sërë politikash miqësore me fëmijët dhe që janë përzgjedhur për tu mbështetur më tej nga programi “Rrugët për fëmijët” me ndihmë teknike dhe financiare për konceptimin dhe dizajnimin e rrugëve të përshtatshme për fëmijët.
Programi gjithashtu përfshin një botim të ardhshëm, Dizajnimi i Rrugëve për Fëmijë, një udhëzues i klasit të parë për shndërrimin e rrugëve me standarde të reja dhe konsideratat e dizajnit të tërhequra nga dizajni i jetës reale në qindra qytete në mbarë botën. 12 qytetet fituese u zgjodhën nga një grup konkurrues me afro 100 aplikime nga e gjithë bota.
Katër qytete, përfshi edhe Tiranën, do të jenë të parat që do të marrin asistencë teknike dhe trajnime praktike për hartimin e rrugëve miqësore për fëmijët, duke përfshirë fondet përkatëse për të mbështetur zbatimin e projekteve të ridizajnimit të rrugëve, ndërsa 8 qytetet e tjera do të marrin vetëm asistencë teknike.
Streets for Kids është një program shumëvjeçar për të zhvilluar udhëzime të reja teknike dhe për të avancuar dizajnet e rrugëve që krijojnë hapësira publike të sigurta për fëmijët e të gjitha moshave dhe aftësive për të mësuar, luajtur dhe lëvizur nëpër një qytet.