Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka komentuar vendimin e qeverisë për të strehuar refugjatë afganë të kërcënuar nga talebanët në vendin e tyre.

Znj.Kim ka shpërndarë deklaratën e Komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit amerikan ku përmendet dhe besa e shqiptarëve.

Kim thotë se, kur “BESA ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim e mirësi”.

Ajo shprehet krenare që SHBA e quan Shqipërinë mike dhe aleate.

STATUSI NGA AMBASADORJA E SHBA

BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re