Skip to content

Strehimi i afganëve, Blinken: Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderon Shqipërinë për pritjen e refugjatëve afganë.

Letra e sekretarit Blinken iu dorëzua ministres Olta Xhaçka nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Në të, SHBA i shpreh mirënjohjen Shqipërisë “për zemërgjerësinë dhe kurajon.”

“Ndërhyrja juaj në Ministerial për Afganistanin ishte e fuqishme. Kontributi i Shqipërisë, vërteton seriozitetin ndaj NATO-s duke angazhuar ndër vite 4 mijë trupa. Jemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave të përbashkëta.”

Në letrën e tij, sekretari amerikan i shtetit thotë se trupat shqiptare në Afganistan kanë dhënë një kontribut për qëndrueshmërinë “sigurinë për forcat tona dhe për popullin afgan.”