Komiteti i Senatit amerikan për Marrdhëniet me Jashtë ka reaguar në lidhje me ardhjen e afganëve në Shqipëri.

Kryetari i Komitetit, Bob Menendez shkruan se populli i Shqipërisë po i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’.

“Të shpëtojmë jetë”, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit: I jam mirënjohëse Shqipërisë që po i ofron strehim afganëve
Statusi i plotë:

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme dhe të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregoi edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona,” thuhet në postimin e publikuar në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re