Amabsadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me pranimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatët afganë, pas krizës së krijuar në Afganistan.

Kim shpërndau deklaratën e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan, ku përmendet dhe besa e shqiptarëve.

“BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi.

Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë”, shkruan ambasadorja amerikane në rrjetin social.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re