Politologu Ermal Hasimja ka bërë një analizë të aktualitetit politik në vendin tonë.

 

Në studion e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Hasimja tha se SPAK nga pikëpamja e funksionimit të drejtësisë po bën punën e vet, referuar thirrjes së Ilir Metës ku u pyet për rreth 2 orë për aferën Cez-Dia.

 

Hasimja më tej foli edhe për emigrantët që do të streohen në Shqipëri. Ai tha se qëllimi i Italisë me këtë veprim, është të dekurajojë ardhjen e emigrantëve të tjerë, ndërsa shton se qeveria shqiptare duhet të shoh mundësinë për t’i integruar në tregun e punës.

 

Intervista e plotë:

 

Çfarë shënon thirrja e Metës në SPAK?

 

Po ta shikojmë nga pikëpamja e drejtësisë, është një hap normal në punën e SPAK ashtu siç mund të jetë çdo thirrje tjetër. Është e mirë sepse në fund të fundit qartësohen gjërat, nëse ka pasur ose jo shkelje dhe kjo është për tu pritur jo për tu gjykuar.

 

Një delegacion i SPAK ishin në SHBA. Sapo janë kthyer, dhe mendohet se do vijojnë hetimet pqër zyrtarët e lartë. GJKKO duket se po mban të njëjtinduke rrëzuar kërkesat e Berishës dhe dhëndrit të tij.  Sa qëndron ky arsyetim?

 

Pjesa e kërkesave për Berishën dhe Malltezin janë procedurale. Ajo që e ka turbulluar skenën politike është akuza dhe arrestimi i Malltezit. Është e qartë që kemi një angazhim të madh të SHBA në raport me vendin që zë Shqipëria në arenën ndërkombëtare. Në Shqipëri zorr se bëhen gjërat nëse e lë në dorë të politikanëve tanë, qoftë të partisë që është në pushtet, apo edhe partive të tjera që kanë qenë më parë. Është gjë e mirë që kemi aleat që angazhohet për funksionimin e sistemit të drejtësisë.

 

Marrëveshja me Italinë ka ngritur një stuhi kritikash nga disa pikëpyetje në një kohë që qeveria thotë që thjesht po i kthen mirënjohjen Italisë për mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve në vitin 1991. Një opinion për këto polemika?

 

Ka shumë aspekte. Këtu është një aspekt juridik që ka të bëjë me te drejtat e njeriut. Është problemi i zhvendosjes së këtyre njerëzve që kërkojnë azil në Itali. Por ky është më shumë problem i Italisë sesa i Shqipërisë. Është një detyrim që ka Shqipëria ndaj Italisë. Italia interesin kryesor e ka të dekurajojë kërkesat për azil. Nuk është një problem imadh që Shqipëria të strehojë emigrantë të tillë. Nuk dua të jem provokatim. Shqipëria para se të kërkojë punëtor në Nepal dhe Bangladesh, mes këtyre 30-35 mijë personave që vijën këtu, të gjejë specialistë që të integrohen në tregun e punës. Rama duhet ta kishtre konsultuar këtë. Nuk e ka bërë sepse e ka parashikuar një reagim negativ nga opinioni publik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re