Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se strehimi është një problem për familjet shqiptare, duke theksuar se nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë.

Ilir Meta theksoi se strehimi është masë e domosdoshme për të ndaluar shpopullimin.

Kreu i PL-së u shpreh se mungesa e një banesa të sigurt është arsyeja pse shqiptarët nuk martohen nuk guxojnë të bëjnë fëmijë.

“Strehimi është problem dhe nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie. Si mund të flasim për një mirëqenie të një familje të re, kur nuk krijon dot një strehë.

Edhe ata që ia dalin bëhen peng i kredive dhe jetojnë për të larë borxhet. Kemi 55 mijë apartamente bosh, si shpjegohet. Bumi në ndërtim është përdorur si mekanizëm gjigand mafioz i pastrimit të parave nga qeveria dhe bashkitë e kontrolluara prej saj, nuk ka pasur politika që të kenë pasur në vëmendje zgjidhjen e problemit të strehimit.

Shqipëria është betonizuar në mënyrë kriminale, jo vetëm ndërtimi është përdorur si mekanizëm për pastrimin e parave nga krimi, por janë çdo jashtë kriteri, pa respektuar hapësirat publike dhe duke shkatërruar gjelbërimin.

Strehimi një nga masat më të domosdoshme për të ndaluar shpopullimin, si një prioritet madhor i PL, por edhe për të krijuar familje të sigurta, që jo vetëm të jetojnë në Shqipëri, por edhe të lindin shqiptarët.

Mungesa e një banesa të sigurt është arsyeja pse shqiptarët nuk martohen nuk guxojnë të bëjnë fëmijë, përveç probleme të tjera”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re