Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Qazim Ismajlajn. Ai akuzohet për veprën penale “dhënie ndihme të paligjshme për kalimin e kufirit”. 32-vjecari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar në banesën e tij sirianët, të cilët do të niseshin drejt Italisë.

Seanca gjyqësore është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Vlorës me dyer të mbyllura.

Pas shtetasit Fatos Dusha i ndaluar në Tiranë, Ismailaj është personi i dytë i ndaluar për ngjarjen e datës 9 janar, ku autoritetet arritën të shpëtojnë shtetasit sirianë në det pas dëmtimit që pësoi mjeti lundrues që do ti dërgonte drejt Italisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re