Reperi i njohur Stresi ka habitur ndjekësit e tij në mediat sociale pasi ka ndarë një lajm të hidhur, ndërkohë që e ka shoqëruar me një foto të pazakonte duke publikuar një foto me arkivol.

Stresi ka zbuluar se qeni i tij ka ngordhur , ndërkohë që ka publikuar dy foto, aty ku shihet në arkivol. Fotot kanë shokuar të gjithë ndjekësit e reperit pasi një foto e tillë nuk pritej.

“Lamtumire Dei. Askush s’mund ta kuptoje dashurinë apo dhimbjen për të, vetëm kush e ka provu vetë”- janë fjalët që reperi shkruan krah dy fotove të shoqëruar me emoji të mërzitur dhe ato në formën e lutjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re