Dr.Alket Koroshi

Vdekshmëria në pacientët me sëmundja renale në fazën përfundimtare (ESRD) është rreth 10 deri në 20- fish më e lartë se ajo  në popullatën e përgjithshme. Në pacientët ne fazën e 3 deri në 4 të sëmundjeve  kronike te veshkave (CKD), dihet tashme qe sëmundja kardiovaskulare (CVD) është shkaku kryesor i vdekjes, sesa progresi në ESRD. Këta pacientë shfaqin një sëmundshmëri kardiovaskulare të lartë dhe vdekshmëri si rezultat i mosfunksionimit te  endotelit dhe hipertrofise  se ventrikulit të majtë që mund të shkaktohet nga stresi oksidativ dhe gjendja inflamatore.

Ekzistojnë disa faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare në pacientët me CKD që mund të ndahen në tradicionale dhe faktorët jotradicionale të rrezikut. Diabetes mellitus, mosha e vjetër, hipertensioni dhe hiperlipidemia janë faktorët tradicionalë të rrezikut zakonisht të pranishëm në njerezit me  CKD. vec asaj  Ateroskleroza dhe CVD në pacientët me CKD shoqërohen me stres oksidativ, inflamacion  dhe zvogëlim i disponueshmërisë së oksidit nitrik.

Stresi oksidativ dhe inflamacioni konsiderohen faktorët jotradicionale të rrezikut. Ekzistojnë gjithashtu disa faktorë të rrezikut specifik për veshkat si uremia dhe dializa që mund të çojnë në ndryshime në citokinat e  serumit  dhe ne trashjen ne  arterien karotide te trashësise intima-media (CIMT) si edhe  dhe hipertrofine e ventrikulit të majtë.

Stresi oksidativ si pasojë e rritjes te  specieve reaktive të oksigjenit (ROS) dhe nga  zvogëlimi i mbrojtjes antioksiduese,  është mbizotërues në shumë probleme shëndetësore si CKD dhe ai ende ekziston pas transplantimit.  Përbërjet oksiduese kanë mekanizmat mbrojtës fiziologjikë në trup, por çekuilibri në gjenerimin e oksidantëve rezulton në dëmtime indore. Stresi oksidativ indukton mosfunksionimin e  endotelit  dhe  ne përparimin  e aterosklerozës  duke zvogëluar disponueshmërinë e oksidit nitrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re