Reperi Stresi, përmes postimit të një fotoje në Instagram, ka lajmëruar ndjekësit e tij në rrjete sociale se ka kryer tamponin për Covid-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

Stresi thekson se pas marrjes së përgjigjes po shkon të vetëizolohet në banesën e tij. Gjithashtu, ai i bën thirrje të gjithë ndjekësve të tij të ruajnë veten, pasi me të vërtetë virusi nuk është lojë!

“U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetëizolohem”- shkruan reperi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re