Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Bashkohuni me ne”, studentët e universitetit “Fan Noli” në Korçë protestuan kundër rritjes së çmimeve.

 

Në shenjë revolte ata bojkotuan mësimin e më pas të organizuar marshuan drejt bulevardit kryesor të qytetit.

 

Gjatë tubimit studentët u përplasën dhe me uniformat blu.

 

Studentët thanë se rritja e çmimit të naftës po ndikon tek të ardhurat e familjeve të tyre pasi biletat e autobusëve janë rritur ndjeshëm.

 

STUDENTE

 

Që një student të vijë nga Pogradeci në Korçë çdo ditë duhet të paguaj 500 lek ashtu dhe ai i Bilishtit, që do të thotë mbi 100 mijë vetëm rruga çdo muaj.

 

Mateo Elezi, student i universitetit të Korçës tha se po mendon te braktise studimet nëse nuk do ketë ulje çmimesh pasi kostot për familjen e tij janë tejet të larta.

 

 

MATEO ELEZI – STUDENT I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Vijë nga velçani i mokrës në pogradec. Duhen 12 mijë lek nga 8 mijë që ishte më parë, prindërit janë pa punë.

 

 

Shtrenjtimi i karburantit dhe produkteve të shportës nxorri në protestë edhe fermerët në Lushnje. Ata bllokuan për disa minuta rrugën tek vendi i quajtur pushimi i shoferit.

 

 

Fermerët çanë me forcë kordonin e policisë pasi nuk u lejuan që të protestonin. Më pas ata u lanë në rrugë dhe nuk lejuan kalimin e automjeteve.

 

FERMERE-LUSHNJE

 

1–Po nuk u ulën çmimet ne çantën në kurriz dhe ku të jetë. Çfarë duhet të bëjmë? Na kanë mbytur. Do vijojmë deri sat ë ulen çmimet. Nuk na intereseon politika apo kush është atje… ne na duhet zgjidhja jonë. Duhet të vend të ndërhyjë qeveria. Çmimi naftës nga 170 lekë, 200 lek, 250 lek ku do shkojë më? Ça bëhet? Me se do jetojmë ne? 300 mijë lekë është një rrogë.

 

2-Nuk vazhdohet më. Plehrat janë rritur 2-fish nafta po ashtu. Nuk vazhdohet më. Ne jemi në burg dhe pse jemi jashtë jemi në burg. S’ka lidhje politika fare. S’ma ndjen hiç kush është atje lart.

 

Protesta janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera të vendit ndërsa janë arrestuar deri më tani 30 qytetare, 95 të tjerë janë vendosur nën hetim dhe 15 janë shpallur në kërkim nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re