Dhjetëra studente te ardhur nga Izraeli janë pritur këtë te marte ne Bashkinë e Tiranës. Ata do te zhvillojnë një studim për mbrojtjen qe familjet shqiptare u kane bere hebrenjve gjate Luftës se Dyte Botërore. Nënkryetari i Bashkisë se Tiranës Arbjan Mazniku, foli per bashkëjetesën mes religjioneve dhe e cilësoi këtë tolerance si nje shembull per t’u marre ne te gjitha vendet e botes ku ka konflikte.
Ndërsa studentet izraelite shprehen mirënjohje per shqiptaret qe nuk dorëzuan asnjë hebre tek nazistet gjate luftës. Po ashtu te rinjtë zhvilluan diskutime me nxënësit e shkollës “Sami Frasheri” se si mund te zhvillojnë me tej marrëdhëniet e dy shteteve ne te ardhmen.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re