Një grup i studentëve nga Universiteti Drake nga shteti amerikan i Iowas, të prirë nga Tonia Land dhe Stephanie Dana Ely, vizituan Odën Ekonomike Amerikane me qëllim të njohjes me mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.

Grupi i studentëve u njoftuan me aktivitetet e Odës Amerikane. Ata u interesuan të mësojnë edhe rreth mjedisit afarist dhe situatës ekonomike në përgjithësi, që nga paslufta e tutje si dhe sfidat të cilat i hasin bizneset në Kosovë. Ndërsa në fokus të rëndësishëm të diskutimit ishte edhe avancimi i mëtejmë i partneritetit ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Iowas.

Që nga viti 2013, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka dhënë kontributin e saj në fuqizimin e partneritetit të Kosovës me shtetin amerikan të Iowas, të nisur në fushën ushtarake e që tashmë është zgjeruar edhe në fusha të tjera si ekonomi, edukim dhe kujdes shëndetësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko