Një grup studentësh, kryesisht të ardhur nga vendet e Afrikës, u mblodhën në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, dhe protestuan me arsyetimin se për shkak të praktikave diskriminuese të shtetit nuk mund të vazhdojnë arsimimin e tyre pavarësisht se janë pranuar nga universitetet dhe kanë filluar shkollën.

Qindra studentë universitarë u mblodhën para Stacionit të Trenit Verior në Bruksel.

Studentët marshuan drejt ministrisë federale të arsimit duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “arsimi është e drejtë”, “na lejoni të arsimohemi”, “prej muajsh nuk kemi dokument ligjor” dhe “nuk jemi refugjatë, por studentë”.

Claude Kengne, studente 24-vjeçare nga Kameruni në degën e farmacisë e cila ishte organizatore e protestës, në një deklaratë për Anadolu tha se studentët nga vende si Kameruni, Kongo, Haiti kanë preferuar Belgjikën për shkak se arsimi universitar është në gjuhën amtare të tyre, frëngjisht.

Kengne tha se studentëve që u është dhënë pranim në aplikimet e tyre për universitetet në Belgjikë kur ndodheshin në vendet e tyre, u është kërkuar që të gjejnë sponsor.

Megjithatë, në çdo fund viti është i nevojshëm rinovimi i lejes së qëndrimit dhe këto procedura zgjasin shumë, theksoi Kengne, e cila shtoi se u refuzohen aplikimet për viza studentore.

Më tej Kengne tha se nga 1.700 euro është rritur në 2.750 euro kushti për pagën e personave që janë sponsor të tyre dhe se për këtë arsye kanë humbur edhe bursa dhe nuk mund të vazhdojnë arsimin e tyre.

Personat që kanë ardhur në Belgjikë me rrugë të ndryshme dhe që nuk kanë të drejtë qëndrimi ligjor pavarësisht se jetojnë këtu për një kohë të gjatë, emërtohen si “njerëz pa letra”.

“Njerëzit pa letra” që nuk marrin përgjigje për kërkesat e tyre për dokumentin e lejes së qëndrimit, njoftojnë zërin e tyre duke ndërmarrë protesta dhe greva urie herë pas here, por Belgjika nuk bën tolerime nga qëndrimi i saj i rreptë dhe nuk paraqet një zgjidhje të përhershme për këtë problem.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re