Skip to content

Studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën/ Zbulohet skenari, të rinjtë pritet të mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit

9 kateshet

Studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën në Tiranë që prej mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit pritet të marshojnë sërish drejt Ministrisë së Arsimit, ku mund të përqendrohet tubimi i radhës.

Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj raportoi se në zonën pranë ministrisë ka prani të forcave të policisë.

Sipas tij, grupet e studentëve dhe gjimnazistëve vijojnë marshimin, ndërsa pritet të mblidhen para godinës së Ministrisë së Arsimit.