Kërkesa e studentëve për 100 euro në muaj për përballimin e krizës ekonomike nuk po gjen zgjidhje. Ata duan mbështetje financiare për shpenzimet studentore dhe për këtë janë ndarë në dy grupe.

 

Peticioni i parë ishte ai i muajit qershor që u mbyll me një përgjigje nga ministria e Arsimit, ku nënvizohej se ky institucion ka kontribuuar deri më tani me uljen e tarifës studentore, përfitimin e bursës për studentët ekselentë, ato të kategorive në nevojë, si dhe në degët prioritare. (foto emailet e ministrisë, përgjigjet)

 

Nga ana tjetër, një tjetër grup të rinjsh mblodhën rreth 6 mijë firma online përmes faqes “Studentët Denoncojnë”, kërkesë kjo që vjen pak para fillimit te vitit akademik 2022-2023.

 

Por me kë janë konsultuar studentët për shumën që kërkojnë dhe sa e nevojshme është për ta një mbështetje financiare nga qeveria?

 

FLAVIA OSMANI

STUDENTE

 

Është menduar si një shifër mesatare për të mbuluar shpenzime bazike strehimi dhe ushqimi. Ne sigurisht kemi folur më se shumti me njëri tjetrin, me student dhe aktivistë që përballen me këto lloj vështirësish në përditshmërinë e tyre. Nuk ka qenë një mendim me një grup ekspertësh siç mund të imagjinohet por tanimë është vërtetuar që jo gjithmonë grupe te ekpertët marrin vendimet e duhura për arsimin.

 

Sa i kushton buxhetit të shtetit kërkesa e studentëve për 100 euro në muaj? Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa shpjegon se në total shkon në afro 13 milion euro, shifër kjo që sipas tij është e përballueshme.

 

Megjithatë, ai propozon mbështetje ekonomike vjetore dhe jo mujore.

 

SELAMI XHEPA

EKSPERT EKONOMIE

 

Nga pikëpamja e implikimeve financiare sigurisht që ofrimi I një mbështetjeje me 100 euro për student nuk mendoj se do jetë në muaj por e njëhershme pra për të gjithë vitin akademik se nuk mund të përkrahje të tillë.  Përfaqëson një kosto që shkon 12 deri në 13 milion euro, një kosto jo shumë thelbësore sa I takon buxhetit të shtetit.

 

Studentët kanë paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet nga qeveria dhe nëse nuk ndërmerret një nismë për uljen e kostove të studentëve me tarifën e studimit, do të dalin në protestë.

 

Ndryshe nga vendi ynë,  qeveria e Kosovës ka miratuar mbështetje ekonomike për studentët e ciklit të pare, të dytë dhe të tretë të studimeve në vlerën prej 100€, që në maj të këtij viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re