Skip to content

Studentët e Lëvizjes për Universitetin prótestojnë para MASR: Duam anúlim të tarifës për këtë vit akademik

Studentët e Lëvizjes për Universitetin kanë protestuar përpara ministrisë së Arsimit për anulimin e tarifës shkollore, ndërsa kanë dorëzuar edhe peticionin me 8 mijë firma në ministrinë e Arsimit.

Arsyet kryesore të kësaj kërkese lidhen me paraqitjen vetë pak kohë në auditor dhe vështirësitë ekonomike të krijuar nga tërmeti e pandemia për gjatë këtij viti akademik.

“Kemi mbledhur 8 mijë firma për anullimin e tarifave për këtë vit akademik, peticioni ishte online dhe të gjithë studentët e kanë firmosuur, janë të gjithë universiteteve. Dorëzuam peticionin dhe më pas i mbetet ministrisë se çfarë vendimi do marrë , nëse s’marrim përgjigje ne do të protestojmë, me protesta masive si ajo e dhjetorit” u shpreh studentja.

Kujtojmë se edhe një javë më parë studentët kanë kërkuar bojkotim të tarifës.

/faxweb