Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për ligjin e ri që iu mban peng diplomat me 5 vite punë në Shqipëri.

Prej 3 javësh tashmë studentët e mjekësisë janë në bojkot dhe kanë nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.

Kujtojmë se, ligji i miratuar kushtëzon marrjen e diplomës për studentët e mjekësisë dhe i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet.

Ditë pas dite, studentët kanë kërkuar heqjen e këtij ligji si dhe shkarkimin e zv/ministres së Arsimit e cila në një intervistë televizive u shpreh se ata studentë që nuk duan të firmosin kontratën e parashikuar të largohen.

“Mjekët e rinj” nuk pranojnë të paguajnë tarifën prej 240 mijë lekësh, pasi për 6 vite studimi ata do duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.

Kjo tarifë vlen për të gjithë ata studentë që nuk zgjedhin të përmbushin detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në Shqipëri.

Deri më tani ata janë shprehur se nuk do të ketë kompromis për këtë çështje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re