Studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin gjatë këtij fillim sezoni, pasi nuk janë dakord me ligjin e miratuar që i detyron ata që të punojnë disa vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

Migen Qiraxhi, përfaqësues i qëndresës “Qëndresa Qytetare”, tha sot në emisionin “Open” në News 24, se studentët do të jenë në bojkot deri sa të marrin një përgjigje nga qeveria dhe ministria e Arsimit.

“Bojkoti do vazhdojë deri sa të tërhiqen hartuesit e këtij ligji. Duhet të kuptojmë që studentët e vitit të parë, ata jo vetëm që nuk njohin njëri tjetrin, por është pamundur që ata të organizohen në protestë. Këto janë format demokratike, edhe ndjekja në procedurën ligjore. Në këto momente studentët po tregojnë formën më të lartë të protestës”, tha ai.

Ndërkohë, nga ana tjetër, zv. Ministrja e Arsimit, Albana Tole, tha se po e ndjekin procesin e bojkotit, por shtoi se ky është një ligj që tashmë është miratuar.

Ajo shtoi se ligji është një mekanizëm për të mbajtur studentët në Shqipëri, që të ofrojnë shërbim pas përfundimit të studimeve.

“Ky është një mekanizëm inçentivues për të mbajtur studentët që të ofrojnë shërbim pas përfundimit të studimeve. Kjo i krijon mundësinë për t’u punësuar për një hark kohorë të caktuar. Ky hark kohor mund të shfrytëzohet edhe për të bërë specializim. Në përfundim të harkut kohor, studenti tërheq diplomën dhe ka të drejtë të largohet jashtë vendit. Studentët kanë të drejtë të bojkotojnë, ne jemi duke monitoruar procesi, por është një ligj që ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët e mjekësisë”, u shpreh ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re