Ndryshe nga fakultetet e tjera, studentët e Mjekësisë nuk kanë nisur procesin mësimor. Ata kanë bojkotuar auditorët dhe po protestojnë kundër ligjit të miratuar në Kuvend që i detyron të punojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit.

Një nga studentët e ngritur në protestues u shpreh se thënë se bojkoti i mësimit do të vazhdojë dhe se ligjin do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Largimi është një problem edhe i vendeve të tjera, por fakti që në Shqipëri është më i theksuar se ka probleme që nisin që nga sistemi arsimor, te specializimi, për të vazhduar më pas te rrogat e ulëta dhe kushtet e punës.

Apeli është i njëjtë. Duke pasur si parakusht heqjen e kontratave detyruese, kërkojmë një tryezë ku të ftohet e gjithë shoqëria, me pjesëmarrje të të gjithë faktorëve për t’i dhënë zgjidhje këtij problem, por me parakusht heqjen e kontratës detyruese.

Studentët janë të vendosur që ligjin të çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Do të vazhdojmë bojkotin derisa të kemi një reagim. Paralelisht po përpiqemi të çojmë ligjin në gjykatën Kushtetuese”, tha ndër të tjera studenti i Mjekësisë për News24.

Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve.

Studentët do nënshkruajnë një marrëveshje, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat.

Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re